Ish- ushtari i UÇK-së në Maqedoni e godet Rexhep Selimin: “Ike nga lufta me bisht nër shalë”

Ish –ushtari që e mori pushkën në vitin 2001, dhe iu bashkua luftës së UÇK-së në Maqedoni e atij vit, ka kritikuar ashpër lëvizjen VV, dhe deputetin e kësaj partie, Rexhep Selimi.

Hasan Beqa, në një nga shkrimet e tij në fcb ka publikuar disa foto të personaliteteve politike në vende, si Albin Kurti, Vjosa Osmani, Haki Abazi, Galuk Konjufce, Rexhep Selimi dhe Ziadin Selen, të cilët i ka akuzuar për shfrytëzim të situatës së zgjedhjeve në Maqedonia Veriore, duke poshtëruar figurën e Presidentit Hashim Thaçi, me patriotizëm të pamoralshëm.

Beqa, u ka kërkuar këtyre figurave politike qe të mos e ndotin luftën UÇK-së në vitit 2001. Beqa, për këtë luftë i jep një goditje të fortë Rexhep Selimit, të cilit i thotë se kishte shkuar në atë kohë për dy ditë si turist por kishte ikur me bisht ndër mes shalave, shkruan Telegramisot

Ky është reagimi i plotë i Hasan Beqa në profilin e tij në facebook.