Njëra nga njësitë më të organizuara dhe më të forta të UÇK-së, ka qenë Njësia Speciale e zonës Operative të Shalës, me komandant Bekim Shytin.

Kjo njësi që i dha shumë luftës së Kosovës për liri dhe çlirim, ka qenë me bazë në fshatin Oshlan.

Djemtë më të përgatitur ishin rreshtuar në këtë njësi, mirëpo përveç trimërisë, këta ushtarë ishin edhe mjaft intelegjent dhe strateg të luftës.

Dëshmia më e mirë është edhe ish ushtari i UÇK-së, Bajram Kela, tani oficer në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ish pjestari i njësisë speciale, Kela, ditë më parë ka arritur me sukses ta përfundojë kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e Lartë Ushtarake të Bundeswehr-it.

Lajmin për kët sukses e ka bërë të ditur, ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka falenderuar shtetin e Gjermanisë për përkrahjen e vazhdueshme.

May be an image of 6 people, people standing, outdoors and text that says