Jon Harrison

Ish-ushtari britanez i UÇK-së uron Ushtrinë e Kosovës

“Urime Ushtria e Kosovës”

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison, ka uruar Kosovën një ditë para votimit në Kuvend të pakos së Projektligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Këtë urim ai e ka bërë gjatë transmetimit live në Facebook me rastin e mbulimit të inspektimit që Presidenti Hashim Thaçi i bëri trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.