Ish-trajneri i Prishtinës e mbron Crvena Zvezdën

Tash e disa ditë ka filluar një hetim ka filluar për një dyshim të trukimit të ndeshjes së javës së kaluar në Ligën e Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Crvena Zvezdas.Në këtë ndeshje PSG fitoi 6-1 në Parc des Princes.

Autoritete franceze kanë filluar hulumtimet, dhe dyshojnë se një drejtor i klubit serb ka vënë miliona euro bast që skuadra e tij do të pësojë humbje me pesë gola diferencë. Shuma, të cilën dyshohet se e ka vënë bast drejtori i Crvena Zvezdas është 5 milionë euro.

Trajneri kroat, Miroslav Blazheviq, i njohur si Qiro ka dërguar një mesazh të qartë në dobi të Crvena Zvezdës. “Pesë milionë, çfarë?! Ndoshta rruza të gjakut. Më lejoni t’ju them, po ky është tregim i marrë dhe qesharak. E si të realizohet basti dhe kurdisja e tillë. Është marrëzi për mua edhe të komentojë diçka të tillë”, ka thënë Qiro Blazheviq për gazetën serbe ‘Kurir’, përcjell Insporti.com.

Kujtojmë se Blazheviq në vitet e 80-ta ka qenë trajner i Prishtinës në ish-ligën federative të Jugosllavisë.

Ai me Kombëtaren e Kroacisë e ka zënë vendin e tretë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Francë në vitin 1998.