Futboll

Ish-trajneri atletik i Fenerbahces i bashkohet Dritës

Skuadra nga Superliga e Kosovës, FC Drita sot gjatë ditës ka bërë zyrtare një transferim nga Turqia.

Bëhet fjalë për Abdullah Bircik, i cili është trajner atletik.

 “Abdullah Biricik sot ka firmosur kontratën dhe do të zë vendin e Christos i cili mbylli bashkëpunimin në fund të këti viti dhe kështu Abdullah do plotësoj shtabin teknik të trainerit Zekirija Ramadani”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar

30-vjeçari ishte pjesë e klubit të të rinjëve nga Turqia, Fenerbahce dhe Kasimpasa. /Ballkani.info