Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka dalë me një deklaratë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të mbajtur në qeli, protestuesin Dorjan Protoduari, ku kërkon lirimin e këtij të fundit.

Vendimin ndaj tij, kjo shoqatë e krahason me vendimmarrjet sipas politikës penale të luftës së klasave të aplikuar ndaj kundërshtarëve politikë gjatë komunizmit.

“Kërkojmë nga përfaqësitë diplomatike perëndimore SHBA, BE e të tjera të ushtrojnë presionin e tyre ndaj autoriteteve shqiptare për të liruar të burgosurin politik Dorjan Protoduari.” – thuhet në deklaratën e Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë 10 prej 11 të arrestuarve pas protestës tek parlamenti.

Në burg ka mbetur vetëm Dorjan Protoduari, i riu që u arrestua tek Spitali i Traumës pak orë pas protestës tek parlamenti.