Ish-sulmuesi legjendar anglez “godet” Haalandin: Nuk mund të shënojë 60 gola as në divizionin e 4-të, e lëre më në Premierligë

Ish-futbollisti i Anglisë dhe i Arsenalit, e sot kolumnisti dhe eksperti i futbollit për Sky Sports, Paul Merson, ka thënë se sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland nuk do të kishte shënuar 60 gola në divizionin e katërt të Anglisë.

Ky numër është i lidhur me golashënuesin norvegjez sepse ai shënoi 15 gola në 10 ndeshjet e para në Premierligën angleze dhe nëse do të vazhdonte me këtë trend, ai mund ta mbyllte sezonin me rreth 60 gola.

Merson beson se Haaland është shumë i varur nga shokët e tij në ekipin e trajnerit Pep Guardiola.

“Me pushimin për shkak të Kupës së Botës, Haaland do të jetë pa futboll për gjashtë javë. Ai ka nevojë për ndihmë. Të gjithë flasin se sa i mrekullueshëm dhe i shkëlqyer është ai, sa i mrekullueshëm lëviz dhe sa i fortë është, por nëse nuk e merrni topin e duhur, nuk ka rëndësi se sa të mira janë lëvizjet tuaja, sepse thjesht nuk e keni topin. . Ai nuk do të kishte shënuar 60 gola në Ligën e Dytë (kategoria e katërt e kompeticionit)”, shkruan Merson në një rubrikë për Sky Sports.

Rekordi për më shumë gola në një sezon në Premierligë mbahet nga Alan Shearer dhe Andy Cole, të cilët shënuan secili nga 34 gola në formatin me 42 ndeshje të kompeticionit.

Që nga sezoni i 38-të i ligës elitare të futbollit anglez, më së shumti gola ka shënuar sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili shënoi 32 herë në sezonin 2017/18.