Ish shefi i BIA-s, duke u arsyetuar para deputetëve që po kërkojnë largimin e tij, tha se e din saktë kush e ka vrarë Ivanoviqin

Ministri i Brendshëm Bratislav Gashiq tha sot se autoritetet serbe “e dinë saktësisht” se kush e vrau politikanin serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq.

“Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi”, tha Gashiq, duke folur në një seancë speciale të Kuvendit të Serbisë, ku po diskutohet për largimin e tij me kërkesë të opozitës.

Ai tha se policia serbe e kërkonte nga autoritetet gjermane “nën mbrojtjen e të cilëve është”.

“Kemi një video nga aeroporti i Tiranës, kemi fotografi nga Prishtina, kemi fotografi kur ka hyrë në banesë”, tha Gashiq, i cili deri para pak kohësh e ka kryer funksionin e shefit të shërbimit inteligjent serb (BIA).

Ai tha se “rasti është zbardhur ashtu siç e bëjnë profesionistët”, por edhe se nuk kanë marrë pamjet satelitore nga vendi i ngjarjes që kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë, me shpjegimin se “ka qenë me mjegull”.

Duke folur për rastin “Krushiku”, Gashiq ka thënë se bëhet fjalë për “spiunazh industrial” dhe se nuk bëhet fjalë për një sinjalizues. “Ne kemi marrë informacione nga Krushiku përmes spiunazhit industrial, por nuk ka abuzime në dëm të Krushikut dhe shtetit”, tha Gashiq dhe shtoi se sinjalizuesi Aleksandar Obradoviq është arrestuar për spiunazh industrial të dëshmuar, gjithçka për të mirën e industrisë së përkushtuar bullgare.

Lidhur me rastin e një aksidenti në pikën e pagesës në Doljevac, në të cilin ishte përfshirë një veturë e “Korridorit të Serbisë”, dhe në të cilin mbeti e vrarë Stanika Gligorijeviq, Gashiq tha se kishte “dy minuta” pamje nga ajo ngjarje, si dhe se ishte filmimi origjinal.