Ish-shefi i bashkëshortit të Vjosa Osmanit akuzon presidenten për “falimentim të diplomacisë”

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka thënë se diplomacia e Kosovës ka falimentuar.

Ai, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” për ketë “falimentim të diplomacisë” fajtorë ka bërë presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën.

“Pasi kanë dështuar dhe e kanë falimentuar diplomacinë kosovare, përgjegjëset e politikës së jashtme të Kosovës, Osmani dhe Gërvalla, janë të mirëseardhur aktorët, sportistët, këngëtarët dhe të tjerët, që në baza vullnetare ta afirmojnë kudo në botë Kosovën”, ka shkruar Dedaj.

Dedaj, ushtroi pozitën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë Veriore deri në muajin maj të këtij viti, kur u shkarkua me dekret të presidentes Osmani.

Përkohësisht, zbrastësirën e tij është duke e plotësuar Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Osmani, i cili shërbente si zëvendësshef i misionit në Shkup.