Ministri i Shtetit i deleguar nga Mbreti brenda qeverisë së Holandës dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffe ka folur për takimin e delegacionit shqiptar në Holandë.
Ai pohoi se ka dëgjuar me vëmendje interesat e Shqipërisë dhe dëshirën e saj për të vijuar rrugën për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Ish-sekretari i Përgjithshëm shprehet se edhe brenda familjes së madhe të Bashkimit Europian ka të pranishme rryma populiste, të cilat ndikojnë në frenimin e procesit të zgjerimit. Gjithashtu ai porositi qeverinë dhe opozitën që të kujdesen më shumë që imazhi i Shqipërisë të jetë i duhuri në arenën ndërkombëtare.







