Ish presidenti Sejdiu: Mjekët ia dolën të më shëronin nga koronavirusi!

Ish presidenti, Fatmir Sejdiu, ka bërë të ditur se javën që shkoi, nga e Mërkura e deri sot, meqë ishin infektuar me Covid 19, ai dhe bashkëshortja e tij, u detyruan të shtriheshin për shërim në Klinikën Infektive të QKUK.

“Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë.

Të dashur miq, Një ndihmë të pazëvendësueshme na e keni dhënë edhe ju nëpërmjet inkurajimit të përditshëm me telefon, SMS dhe me mënyra të tjera të komunikimit. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar Sejdiu.