Ish-Presidenti

Ish-Presidenti i Çekisë edhe në pension vazhdon të flas kundër Kosovës

Miloš Zeman, ish-presidenti i Çekisë i cili tashmë është pa pushtet, por vazhdon të deklarohet kundër ndërhyrjes së NATO’s më 1999 dhe pavarësisë së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008.

Gjatë një konference të organizuar nga Instituti për Studime Gjeostrategjike dhe Gjeopolitike, Zeman ka kritikuar perëndimin se si fuqi që “imponojnë vullnetin e tyre”, dhe siç propagandon ai “ndryshojnë kufijtë”.

Në këtë konferencë po diskutohej për luftën e Kosovës 25 vjet më parë dhe atë aktuale në Ukrainë. Aty e kishte rastin ish-presidenti çek që ta shfaq qëndrimin kundër Kosovës, duke pretenduar se “perëndimi ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Por, në vitin 2009, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), dha opinionin se pavarësia e Kosovës ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, qëndrim i refuzuar nga Serbia përkundër se vet e kishte shtruar pyetjen.

Përkundër kësaj, ish-presidenti çek krahasoi ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë me agresionin e Federatës Ruse në Ukrainë që nisi më 24 shtator 2022.

“Ne nuk e bëjmë botën më të mirë duke mbyllur sytë ndaj problemeve dhe duke pretenduar se ato nuk ekzistojnë ose janë zhdukur. Rastet e Kosovës dhe Ukrainës na mësojnë se sa të forta dhe të palëkundura mund të jenë superfuqitë kur bëhet fjalë për interesat e tyre. është e rëndësishme të mos dorëzoheni përpara një fuqie të madhe, të këmbëngulni dhe të kërkoni të korrigjoni padrejtësitë shumë të dhimbshme. Ne jetojmë në një botë ku morali dhe vlerat shpesh valëviten, por më së shumti përdoren për të mposhtur kundërshtarët ideologjikë. Unë gjithmonë na mungon njerëzimi i zakonshëm në ato vërshimet e fjalëve patetike dhe është njerëzimi ai që na urdhëron të ndalemi me ata që vuajnë padrejtësinë”, ka thënë Zeman, deklaratë e transmetuar nga portali në gjuhën sereb “kosovo-online”.

Serbia vazhdimisht është përpjekur që ta krahasojë rastin e Kosovës, me të Ukrainës, duke e “barazuar” kështu, NATO’n dhe Rusinë, përkundër konteksteve të ndryshme.