Ish-presdientja pas triumfit të Distrias: Vajzat i kemi të arta e të pamposhtura, jeni krenaria jonë!

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar Distria Krasniqin, për medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga kujtoi edhe suksesin e Majlinda Kelmendit, ndërsa tha se vajzat po shkëlqejnë jo vetëm në sport, por edhe në art, shkencë e muzikë.

Postimi i plotë:“Distria e artë në Lojërat Olimpike në Tokio! Majlinda e artë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro! Vajzat i kemi të arta e të pamposhtura! Ato po shkëlqejnë në sport, art, shkencë e muzikë duke përfaqësuar në mënyrën më të dinjitetshme Republikën e Kosovës. Jeni krenaria jonë! 🇽🇰🥇⭐Foto: Federata Ndërkombëtare e Judos”.