Serbia i ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut.

Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu e cila e kishte vizituar një ditë më parë ka treguar detaje në emisionin Radar në Radio Dukagjini.

Ajo tregon se ka kontaktuar me të gjithë krerët e vendit, por asnjëri nuk ka dhënë asnjë lloj përgjigje.

“Në fillim nuk është trajtuar mirë psikikisht. Janë mundu me detyru me pranu diçka që nuk ka bërë. Unë kam kontaktu me presidenten, kryeministrin, Albulena Haxhiun e gjithë të tjerët dhe nuk kam asnjë përgjigje. Na kanë ndihmu Policia, populli e familjarët”, thotë ajo