Tabloidi serb

Ish-pjesëtari i Brigadës 63 që luftoi në Koshare kërcënon nga Moska: Pas fitores së ushtrisë ruse në Ukrainë, radhën e ka Kosova

Tabloidi serb ‘Informer’ me bazë në Beograd, që njihet për paragjykimet e saj politike në favor të partisë në pushtet dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, shpesh dezinformon edhe me tekste për Kosovën.

Këtë herë ky tabloid vjen me një video të realizuar në Moskë, në ditën kur atje u shënua 25 vjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi, të cilat kanë pasuar pas disa përpjekje për të siguruar një marrëveshje paqësore, e cila është refuzuar nga Serbia.

Tabloidi dezinformues këtë herë ka realizuar një interviste me Bratislav Zhivkoviq, ish-pjesëtar i Brigadës 63 të parashutistëve që luftoi në Koshare.

Ai sot është në anën e rusëve që luftojnë kundër Ukrainës.

Gjatë kësaj interviste Zhivkoviq ka kujtuar kohën e tij sa luftonte në Kosovë. Dha edhe një mesazh kërcënues drejtpërdrejt nga Moska.

Ai paralajmëron kthim të ushtrisë serbe në Kosovë, pas fitores së ushtrisë ruse në Ukrainë.

në këtë video të realizuar nga tabloidi propagandues serb, në minutën 1:10 Zhivkoviq deklaron:

“Pas fitores së ushtrisë ruse në Donbas , do të jetë edhe fitorja e ushtrisë serbe ne Kosovë”

BONUS VIDEO| Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pas ndonjëherë Kosova