Ish-nënkryetari i Prishtinës Dardan Sejdiu ka kujtuar kohën e viteve 2014-2017 kur bashkë me ekipet e komunës janë siguruar që të pastrohen rrugët e kryeqytetit.

Ndonëse sot rrugët e Prishtinës janë ende të papastruara nga bora që s’po ndalet, Sejdiu thotë se “Prishtinën duhesh me dashtë”

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sot duke vozitur në Prishtinë, nga takimi në takim, mu kujtuan vitet 2014 – 2017 kur si nënkryetar së bashku me ekipet e Komunës siguroheshim që rrugët të jenë të pastruara nga bora e stafi civil që sigurohej për punët në terren, të jetë i përkrahun!

E në pauza bureku e ndonjë çaj në lagjet e Prishtines ishte mjaftueshem per pune deri ne mengjes!

Prishtinën duhesh me dashtë 💙