Ish-missi Valbona Selimllari është cilësuar si një ndër ikonat e bukurisë shqiptare, e cila megjithëse ka kaluar kohë që prej daljes së saj të parë në ekran, vazhdon të ruajë të njëjtën freski dhe bukuri në fytyrën e saj.

Ditën e sotme, Valbona ka zbuluar për të gjithë ndjekësit në rrjetin social Instagram se në fakt ajo ka ndërhyrë në fytyrë për të ruajtur pamjen e re dhe të freskët që ka prej vitesh.

Në videon e publikuar, ajo shfaqet duke injektuar me shiringa në fytyrën e saj acid hialuronik, i cili redukton rrudhat në lëkurë dhe e bën ish-missin të duket ende shumë e re në moshë.