Qemajl Ahmeti

Ish-ministri i Transportit me akuza të rënda kundër presidentes e kryeministrit, shkak mosnjohja e kontributit në arsim

Qemajl Ahmeti, ish-ministër i Transportit, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti, pasi ka thënë se me anë të një ndryshim ligjor ka mohuar kontributdhënien e punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë.

Ahmeti këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku ka thënë se vendimi për Pension Parcial Kontributdhënës eliminon nenin 6 dhe 8 të ku definohej kontributdhënia e punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë.

“Sot pas gati katër muaj të daljes në pension mora vendimin për Pensionin Parcial Kontributdhës. Në këtë vendim nuk më është njohur puna në arsim gjatë viteve 1990/1991 deri 1998/1999 sepse pushteti aktual i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit paskan nxjerr për plotësim ndryshim ligjin nr. 04/L-131 të datës 6 maj 2014 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti. Pra këtë ligj e kanë plotësuar dhe ndryshuar me ligjin nr. 08/L-248 të datës 27 korrik 2023 duke e fshirë mes tjerash paragrafin 6 të nenit 8 ku ishte e definuar kontributdhënja e punëtoreve të arsimit, shëndetësisë dhe të tjerëve që punuan në Sistemin e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë i kanë qëndruar besnik ligjit të KSAK nr. 011-24/83 i cili që nga viti 1990 nuk është zbatuar në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar ai.

“Për mua si njëri ndër mësimdhënësit të atyreve viteve ky veprim më ofendoj shumë duke pas parasysh se në këtë sistem është shkolluar edhe Albin Kurti me gjeneratat para dhe pas tij”, përfundon postimi i tij.