Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë dy problemet të cilat Kosova asesi nuk po arrin t’i çrrënjosë.

Një raport i publikuar nga ‘Amnesty International’ e ka nxjerrë Kosovën si vendin më të korruptuar në rajon. E me këtë ka ironizuar ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, duke thënë se është vetëm një perceptim, shprehje kjo që e përdorin politikanët për të minimizuar nivelin e korrupsionit në Kosovë.

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e partisë së Fatmir Limajt, Bajram Hasani, ka ironizuar me një raport të “Transparency International”, i cili e nxjerr Republikën e Kosovës i shtetin më të korruptuar në rajon.

Në një reagim në profilin e tij, Bajram Hasani, i cili u shkarkua muaj më parë më kërkesë të partisë së tij, me tallje e thotë se një gjë e tillë është vetëm një përshtypje.

“Veç perceptim është “, ka qenë shkrimi i ish-ministrit me të cilën e ka shoqëruar fotografinë në të cilën shfaqen tabelat të cilat e nxjerrin vendin si shtetin më të korruptuar në rajon.

Luftimi i krimit dhe korrupsionit ka qenë një nga kushtet kryesore që Bashkimi Evropian i ka vendosur Republikës së Kosovës në mënyrë që të avancojë në proceset integruese drejt BE-së, pa harruar këtu edhe procesin e liberalizimit të vizave.