Ish-ministri i Drejtësisë, tregon detaje rreth Projektligjit për Tokë ndërtimore

Ish-ministri i Drejtësisë dhe kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, ka thënë se Projektligji për Tokën Ndërtimore është avancuar dukshëm, pas dakordimit të përbashkët me Komisionin Parlamentar për Legjislacion, si dhe Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Ambient, për tërheqje nga procedurat e Kuvendit të Projekligjit.

Sipas Selimit,  përmes këtij projektligji jo vetëm që do të hiqet nga rendi juridik një ligj i ish- KSA të Kosovës, i cili i përket një sistemi të kaluar, por se përmes këtij projektligji do të ri-rregullohen të drejtat pronësore, si dhe administrimi i tokës ndërtimore, transformimi i të drejtës së shfrytëzimit të përhershëm në pronësi publike apo private sipas kushteve të përcaktuara me projektligj, e kjo përfshinë një numër të madh të rasteve, si dhe ndërlidhja e pronësisë së objektit dhe pronësisë së tokës ndërtimore në rastet kur ka pronësi të dyfishtë.

“Përmes këtyre përcaktimeve ligjore do të definohet pronësia, me këtë do të rritet siguria juridike e pronarëve, si dhe do të lehtësohet qarkullimi juridik i këtyre pronave, e kjo padyshim do të ndikojë në zhvillim ekonomik të vendit. Qëllimi i radhës do të jetë puna për rregullimin e pronës dhe mundësia e restituimit”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Pas dakordimit të përbashkët me Komisionin Parlamentar për Legjislacion, si dhe Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Ambient, për tërheqje nga procedurat e Kuvendit të Projekligjit për Tokën Ndërtimore, si dhe pas diskutimeve shtesë që janë zhvilluar në lidhje me përmbajtjen e draftit, projektligji është avancuar dukshëm. Përmes këtij projektligji jo vetëm që do të hiqet nga rendi ynë juridik një ligj i ish- KSA të Kosovës, i cili i përket një sistemi të kaluar, por se përmes këtij projektligji do të ri-rregullohen të drejtat pronësore, si dhe administrimi i tokës ndërtimore, transformimi i të drejtës së shfrytëzimit të përhershëm në pronësi publike apo private sipas kushteve të përcaktuara me projektligj, e kjo përfshinë një numër të madh të rasteve, si dhe ndërlidhja e pronësisë së objektit dhe pronësisë së tokës ndërtimore në rastet kur ka pronësi të dyfishtë. Përmes këtyre përcaktimeve ligjore do të definohet pronësia, me këtë do të rritet siguria juridike e pronarëve, si dhe do të lehtësohet qarkullimi juridik i këtyre pronave, e kjo padyshim do të ndikojë në zhvillim ekonomik të vendit. Qëllimi i radhës do të jetë puna për rregullimin e pronës dhe mundësia e restituimit.