Ish-ministri i del në mbrojtje Hykmete Bajramit: Hajnia s’luftohet duke i kërkuar dorëheqjen asaj që e kap hajnin

Vjedhja e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit e zbuluar dje, ka bërë që shumë kush ta kërkojë dorëheqjen e ministres së Financave, Hykmete Bajrami.

Mirëpo përveç kreut të partisë së saj Isa Mustafa, i cili ka thënë se dorëheqja s’ është zgjidhja për këtë situatë, në krah i ka dalë edhe bashkëpartiaku, ish-ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani.

Ai ka thënë se hajnia nuk luftohet, duke kërkuar dorëheqjen nga personi i cili e kap hajnin.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të tij: