Ish Ministri i Punëve të Brendshëm, Flamur Sefaj sot ka vizituar familjen e policitë të ndjerë, tashmë heroit Enver Zymberaj. ​

Kjo u bë e ditur në një postim të bërë nga vetë ish Ministri në rrjetet e tij social, në të cilën shkruan: ​

“Isha për vizitë te familja e nderuar Zymberi, që i dha Kosovës dëshmorin, policin shembullor, Enver Zymberi, i cili ra në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.
Simbolika e kësaj vizite është vazhdimësi e mirënjohjes sime që kam ndier edhe në kohën sa isha ministër i Brendshëm për këtë familje, por edhe për të gjitha familjet, djemtë dhe vajzat e të cilave ranë në krye të detyrës në përballje me krimin dhe kriminelët’. ​
​
Kujtojmë që kontributi i ish Ministri Sefaj gjatë ushtrimi të detyrës së tij ishte i jashtëzakonshëm për Policin e Kosovës, ndërsa tani është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së me numër 55.