Ish-ministri i  Tregtisë dhe Industrisë i cili u shkarkua para disa muajsh, ka dyshuar se taksa 10% ndaj produktëve serbe do të zgjatë shumë

Bajrami në një vendim të publikuar thotë se kishte marrë disa masa ndaj shteteve fqinje, poqë u kritikuan nga ish-kolegët e tij të kabinetit qeveritar.

Poashtu, Bajrami ka shkruar se duke i njohur akterët qeveritar dyshon shumë se kjo taksë do të ketë jetëgjatësi ‘jo’ më shumë sesa të martën.

Reagimi i plotë:

Në kohën sa isha ministër i Tregtisë dhe Industrisë, pata marrë disa masa ndaj shteteve fqinje për produkte që i dëmtonin prodhuesit tonë.
E keni shumë të freskët në kujtesë se këto vendime u kundërshtuan nga shumë ish-kolegë të mi nga kabineti qeveritar me arsyetimin se po i dëmtojmë marrëdhëniet me fqinjët dhe e shkelim marrëveshjen e CEFTA’së.
Më erdhi mirë kur po të njëjtit sot kërkuan masa ndaj Serbisë dhe Bosnjës.
Duke i njohur dyshoj shumë se këto masa do të jenë gjatë, mund të zgjasin vetëm deri të martën e ardhshme.

FOTO