Ish-ministrat nuk i përgjigjen, Besnik Bislimi në takim vetëm me një person

Ish-ministrat e Financave nuk i janë përgjigjur fare ftesës së ministrit aktual Besnik Bislimi për një takim ku do të diskutohej për Pakon Emergjente me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë nga goditja e pandemisë.

Por, Bislimi tashmë është në takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, i cili ishte i vetmi që iu përgjigj pozitivisht ftesës.

 

 

Megjithatë, Bislimi tha se me disa nga ish-ministrat ka biseduar në telefon dhe se i kanë thënë se nuk mund të shkojnë.

“Ahmet Shala ka qenë jashtë vendit, Bedri Hamza e ka konfirmuar se s’mund të vijë”.

Ndërsa, me Avdullah Hotin nga LDK-ja nuk ka mundur të kontaktojë për të marrë ndonjë përgjgije.

Ministrat janë të paqasshëm për momentin.