Tani kur afati për dorëzim të listave zgjedhore të partive politike ka përfunduar, është AAK-ja ajo që nuk ka publikur ende listën e plotë të kandidatëve për deputetë.
Megjithatë, një burim brenda Aleancës ka bërë të ditur se pjesë e listës së tyre do të jetë edhe Musa Dragaj, emër ky shumë i njohur në Mitrovicë.
Dragaj dhe familja e tij njihen për kontributin e tyre në etapa të ndryshme për liri. Në momentet më kritike, i njohur si i afërt i Rugovës, Dragaj iu pati bashkuar në luftë Ramush Haradinajt, duke qenë si njëri ndër luftëtarët më të dalluar të UÇK-së.







