Ish lojtari i Milanit i vetëofrohet Unitedit: Nuk kam nevojë për para, vetëm dua të luaj

Keisuke Honda është një nga lojtarët më të mirë në histori të kombëtares të Japonisë, i cili ka luajtur me disa nga skuadrat më të njohura të Evropës.

Lojtari ishte pjesë e Milanit nga viti 2014 deri në vitin 2017, ku në sezonin e parë me kuqezinjtë ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës.

Megjithatë tashmë Honda ka mbetur pa ekip dhe, është në kërkim të një skuadre për të vazhduar karrierën e tij.

33-vjeçari së fundmi ka bërë një postim në Twitter, teksa thekson se është në kërkim të një skuadre dhe shprehet se nuk ka nevojë për para. “Më bëni një ofertë. Nuk kam nevojë për para, por dua të luaj në një ekip të madh dhe me lojtarë të mëdhenj.”, shkruan japonezi.

Ajo që bie në sy është se pikërisht në fund të postimit, lojtari ka etiketuar Manchester United, duke treguar se dëshira e tij është të luajë me “Djajtë e Kuq”.

loading…