Dwight Yorke

Ish-lojtari i Man Utd tremb tifozët e Liverpoolit: Slot do të dështoj njësoj si Ten Hag

Arne Slot ka marrë drejtimin e Liverpool pas largimit të Jurgen Klopp, megjithatë pritshmëritë nuk janë të mëdha.

Ish- sulmuesi i Manchester United, Dwight Yorke këmbëngul se trajnerët holandezë nuk kanë ecur mirë në Ligën Premier së fundmi dhe njësoj do të ndodhë edhe me Slot.

“A mund të thotë dikush me siguri se ka pasur një menaxher të mirë holandez jashtë Holandës në vitet e fundit? Unë mendoj se Arne Slot do të dështojë të bëjë përshtypje, njësoj si Erik ten Hag”, tha Yorke.

“Filozofia holandeze ka qenë një gjë për 25 vjet tani, trashëgimia duket se jeton edhe pse kombëtarja e tyre nuk është më edhe aq e mirë”.

“Asnjë trajner holandez nuk më ka pëlqyer, përveç Louis van Gaal, por klubet kryesore si Liverpool dhe Man United po nënshkruajnë me këta menaxherë holandezë bazuar në filozofinë e Johan Cruyff”.

“Ronald Koeman është një tjetër që ka pasur vështirësi. Arne Slot ia doli mirë në Eredivisie, por ju gjithashtu do të prisni që menaxherët në klubet kryesore holandeze të bëjnë mirë pasi nuk ka shumë skuadra në atë ligë që mund të konkurrojnë me kryesuesit”.

“Por Slot nuk ka treguar asnjë provë se ai mund të përshtatet me futbollin britanik dhe as ndonjë trajner tjetër holandez”, deklaroi Yorke.

Erik Ten Hag nuk ka bërë mirë deri më tani te United dhe ka pasur shumë kritika në drejtim të tij, mbetet të shihet tani nëse Arne Slot do të ketë sukses në Anfield apo do ta ndjekë fati i Ten Hag.