Hasan Shala

Ish-kryetari i Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Me Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilin Kushtetuesja e ka vlerësuar si antikushtetues, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka theksuar se Qeveria Kurti nuk ka menduar për reformë por qëllim ka qenë kapja e sistemit të drejtësisë.

“Tek ne më shumë paret vijnë kesh, rrallë mund të ndodhë që vijën përmes bankës, edhe tash është kriju një pasuri. Edhe anëtarët e familjes së ngushtë janë në kontrollin nën hetimin e kësaj Byroje… Kur bashkëpunon me opozitë edhe vijnë në koordinim pozitë – opozitë, me sjellë një ligj të tillë atëherë kemi me pasur sukses, atëherë kemi reformë. Se këtu reforma nuk është fol, por këtu reforma folët vetëm sa i përket populizmit, sepse këtu s’ka qenë qëllimi për reformë. Qëllimi ka qenë me kap sistemin e drejtësisë”, ka deklaruar Shala për emisionin FIVE.

Ai ka theksuar se është një dëm i madh për drejtësinë por edhe për shtetin që një kryeministër nuk i beson sistemit gjyqësor.

“Sepse gjithmonë frikën e ka jo ata para 20 vjetëve, sot kanë menduar që kanë shkuar 5 me 4, por unë mundem me thënë se i keni emëruar qetash dy apo tre gjyqtar domethënë votat e juaja i keni. Kjo është ajo që kur nuk ke besim në institucion, je kryeministër e nuk i beson sistemit gjyqësor është shumë dëm i madh për gjyqësorin por edhe për shtetin”, ka thënë tutje Shala.