Sanader

Ish kryeministri kroat dënohet me 2.5 vjet burg për shkak të përfitimit në luftë

Ish kryeministri kroat dhe kryetari i partisë HDZ, Ivo Sanader është dënuar sot me 2.5 vjet burg për shkak të përfitimit në luftë.

Sanader në anën tjetër, është liruar nga akuza për aferën HEP-Dioki.

Ivo Sanader sot në gjykatën e Zagrebit është shpallur fajtor për marrjen e provizionit në përseritjen e gjykimit në lëndën “HYPO”.

“Nga viti 1994 deri në vitin 1995, gjatë kohës së luftës. Më kohën e inflacionit të madh, qeveria më vështirësi gjente banka tek të cilat do të shërbehej. Si negociator me bankën “Hypo” për blerjen e ndërtesave të ambasadave, në vend që të veprohet në interes të Kroacisë, dhe me qëllim që të përfitoj matrialisht për vete, ka arritur marrëveshje që “Hypo” Banka si kundërshërbim t’i paguaj pesë për qind të huasë së marrë, respektivisht shtatë milionë shilinga. “Hypo” banka këtë pagesë e ka kryer më 4 janar të vitit 1995”, ka thënë gjyqtarja Galeshiq, transmeton Ballkani.info.

Sipas fjalëve të gjyqtares, Sanadar e ka keqpërdorur pozitën e tij dhe ka kryer vepër penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe përfitimit të luftës.

Në dënimin prej dy vjet e gjysmë, ish kryeministrit kroat do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Gjithashtu ai do të detyrohet që shtetit kroat t’ia kthej edhe 3.6 milionë kuna (rreth 486 mijë euro).