Ish-kryeministri Hoti për Fehmi Aganin: Ai mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar veprimtarin, Fehmi Agani në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha së Agani ka lënë gjurmë në historinë e organizmit të shqiptarëve për liri.

“Sot kujtojmë Akademik Fehmi Aganin, profesorin, filozofin dhe veprimtarin politik të jashtëzakonshëm, i cili me filozofinë unike të veprimit politik ka lënë gjurmë në historinë e organizimit të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi”, ka shkruar ai.

Hoti shtoi se Fehmi Agani mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual.

“Akademik Agani, duke qenë gjithmonë në krah të Presidentit Rugova dhe besnik ndaj tij dhe kauzës së përbashkët për shtetin e Kosovës të lirë dhe demokratik e të integruar në strukturat euro-atlantike, mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual”, ka thënë Hoti.

Fehmi Agani u vra më 6 maj të vitit 1999 nga forcat pushtuese serbe.

Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar Lidhjes Demokratike të Kosovës.