Avdullah Hoti, ish kryeministër i qeverisë së kaluar, duket se pas lirimit të pozitës gjen kohë të lirë edhe për aktivitete tjera.
Hoti, përmes një postimi ka shkruar për një film të cilin ai e preferon shumë.
Sipas tij, filmi “The Two Popes” mbetet ndër më të pëlqyerit për atë, ndërsa u sygjeron edhe të tjerëve ta shikojnë.
Postimi i plotë nga Hoti:
“The Two Popes” mbetet ndër filmat e mi të preferuar. Kjo foto është nga skena ku të dy Papët shohin ndeshjen e futbollit Argjentinë-Gjermani në kampionatin botëror. Ju sugjeroj ta shihni







