Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së për 360 mijë eurot që iu ndanë Listës Serbe: Asnjë fjalë institucionet

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas posterëve të vendosur në veri kundër kriminelit, Milan Radojiçiq.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka kërkuar t’i thuhet “JO” Listës Serbe.

“Posterët e shpërndarë në disa hapësira në veri të Kosovës mund të nënkuptojnë që potencialisht ekziston vullnet i serbëve të veriut për t’u liruar nga Lista Serbe, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023.” – ka shkruar ai.

Ramadani ka thënë se Qeveria konstatoi që Lista Serbe me Serbinë organizuan sulmin terrorist në Bajnskë të Zveçant.

“Ndërsa, kjo Listë Serbe është financuar nga shteti i Kosovës me 360.000 euro më 12 janar 2024. Edhe më tutje, ky vendim i KQZsë (dmth shtetit) nuk u shfuqizua. A thua si ndihen këta që i dhanë 360 mijë Listës Serbe?” – ka thënë ai.

Ramadani tutje ka shtuar se institucionet s’e kanë thënë asnjë fjalë mbi këtë.

VIDEO BONUS: Aksioni kundër strukturave serbe, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog