Ish-konkurrentja e “Për’puthen” shtatzënë? Ja përgjigja

Tiranë- Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu, përmes postimeve në rrjetet sociale ngriti dyshimet se ishte në pritje të ëmbël. Teksa po bënte një bisedë virtuale me ndjekësit, këta të fundit e pyesnin nëse ishte shtatzënë.

Ritvana nga ana tjetër nuk tha jo, por postonte foto ku tregonte se si kishte barkun. Ndërkohë ditën e djeshme, ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ku ka zbuluar të vërtetën.

Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë mohoi thashethemet se është në pritje të ëmbël, megjithëse tha se “nuk dihet nëse ka pasur gjë”. E pyetur nëse ka ndonjë fëmijë, ajo refuzoi të përgjigjej duke thënë se është çështje private.

Biseda:

Ritvana: Jo nuk ka asnjë. A ka pasur nuk dihet, por tani nuk ka gjë.

Bieta: Çfarë të vërtetash ka në të gjitha ato postime, që edhe ti i ike ushqyer gjatë rrugës.

Ritvana: Nuk e di ngase doli, është një faqe në IG aty filloj ajo pjesa dhe të gjithë më pyesnin a je nënë, dhe thash ‘ok’ nuk e di nga e morën këtë informacion se ishte shumë private.

Bieta: A ka pasur një shtatzëni?

Ritvana: Loja për shtatzëninë e mundshme, un kam shtuar 10 kg kur dola nga “Për’puthen”.

Bieta: Ka vërtet një fëmijë?

Ritvana: Është private dhe do doja ta mbaj private dhe mos të jap info të mëtejshme.