Ish-konkurrenti i “Për’puthen” gjen dashurinë jashtë programit

Melik Balkiçi ishte njëri nga protagonistet e kësaj sezone tek “Për’Puthen” ku në mesin e shumë takimeve brenda këtij spektakli nuk arriti ta gjente dashurinë.  

Së fundmi Meliku ishte pjesë e emisionit “Shqipëria Live” ku tregoj se ka gjetur dashurinë jashtë programit.

“Jeta ime shkon shumë bukur. Jam në një lidhje me një vajzë nga Vlora. Kemi kohë që njihemi, edhe më parë njiheshim po nuk kishim këtë marrëdhënie. Jemi njohur që para Përputhen por kemi pasur raporte miqësore”, tha ish-konkurrenti.

Ai foli edhe për planet e fejesës ku tregoj se do fejohet në Gusht.

“Nuk jemi fejuar por nga fillimi i gushtit do të bëj një fejesë të madhe. Kemi dëshirë të kemi një familje të madhe me shumë fëmijë”, shtoi tutje Meliku.