Ish-komandatit të KFOR-it që vdiq sot, i ishte vjedhur revolja në Mitrovicë

Ish-komandantit të KFOR-it, gjeneralit Klaus Reinhardt, i cili vdiq sot i kishte ndodhur diçka shumë e pazakonshme gjatë mandatit të tij në Kosovë.

Derisa po e qetësonte një protestë në Mitrovicë, në shkurt të vitit 2000, atij i ishte vjedhur revolja zyrtare. Incidentin ai e kishte konfirmuar në një intervistë për prestigjiozen The New York Times, duke pranuar se kishte ndodhur gjatë një momenti kur shqiptarët e kishin mirëpritur angazhimin e tij për të ndalur përplasjen e tyre me serbët e veriut.

“Njerëzit më preknin, më tërhiqnin dhe më zgjatnin duart, dhe ajo (revolja) u zhduk,” kishte thënë ai. “Kështu ndodhi. Ani çka?”, pati thënë ai, duke mos e cilësuar rastin si shumë serioz. “Për mua më e rëndësishmja ishte të parandaloja turmën nga të qenit e dhunshme, dhe kur ne iu tham të shkonin në shtëpi, ata shkuan.” Ai, pati pranuar se, zakonisht revolja ishte e lidhur me kallëpin, por në ditën e incidentit, i ishte këputur zingjiri.