Ish-Komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, ka komentuar grevën në arsim, duke e quajtur jo të duhur dhe të paarsyeshme.

Halitjaha, tutje ngritë dilema nëse greva në fjalë po bëhet në kohën kur Kosova po kalon nëpër procese të rëndësishme, transmeton Ballkani.info

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë:

Grevat dhe protestatë janë të natyrshme e të lira në demokraci. Ne jemi për një arsim cilësor të standardeve europiane. Jemi për kualitetin e mësimëdhënies, që të arrihet mësimënxënia maksimalisht. Jem për ta ruajtur dinjitetin dhe një jetë normale të mësimëdhënsve. Të kenë kushte e infrastrukturë të punës dhe jetës së tyre.

Mirëpo, nuk pajtohemi me grevat e përvitshme sidomos humbin kohën në dimër kur mësimënxënia është optimale. Nuk pajtohemi që të dëmtohen gjenerata të tëra nga akteret e njejt. Këtë tregoi edhe testi PISA, na la të kuptojmë se kemi nevojë të i edukojmë mësimëdhënësit që të arrin kualitete mësimënxënia.
Jemi për atë që një rrogë e arsimtarit të jetë sa dy rroga të puntorit e të kamarierit. Që të këtë standard jeta e mësimëdhënësve dhe vullnet e nivel në punë.

Konstatoj Sindikata SBASHKU ka tejkaluar etikën morale dhe arsyshmërin e domosdoshme edhe pas përgjegjës me ofertë nga qeveria. Si duket dikush po e bën misionin pengues e dëmtimin e proceseve pikërisht kur duhet të merren vendime nacionale.

Ardhja edhe nga Shqipëria e sindikalistëve në përkrahje, qartëson edhe ma shumë cinkronizimin e veprimeve destruktive në situata të rëndësisë së veçantë për vendin.

Prandaj, ju them të gjithë të involvuarve në greva e protesta të janë të dinjitetshëm të mos bien pre e manipulatorve, misionarëve dhe mos të shantazhojnë e dëmtojn nxënësit, studentët fëmijët tanë, mos ta lëndojnë të ardhmën e tyre dhe të atdheut.

Mos i dëmtoni në emer të rrogave ma të mira e me qëllim kaosi e shkatërrimi.