Ish-komandanti i UÇK’së tregon se a ka mbetje mortore të serbëve në Koshare

Xhafer Gashi, ish komandant i UÇK-së që ka luftuar në Koshare, ka treguar për T7 se a ka mbetje mortore të ushtarëve serb.

Ishte një ndër betejat më të ashpra të luftës në Kosovë.

Në luftën e zhvilluar në Koshare, e cila zgjati më shumë se dy muaj, u shënuan humbje të mëdha.

Ushtria serbe ishte ajo që pësoi më shumë, duke u larguar në fund me një numër të madh të ushtarëve të vrarë.

Shumë nga trupat e ushtarëve u tërhoqën, mirëpo 21 vjet më pas, pala serbe pretendon se ende ka trupa serbë në Koshare.

E për këtë arsye, të premten e kaluar një ekip i komisionit serb për të pagjeturit, së bashku me homologët e tyre kosovar qëndruan në fshatin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Pretendimet e palës serbe u bazuan në disa fotografi satelitore, ndërkohë tani mbetet vetëm hulumtimi i vendit.

Por, një gjë e tillë po shihet si vështirë e besueshme nga ata që luftuan në këtë zonë.

Megjithatë, Zëvendëskomandanti për zbulim dhe kundërzbulim, Xhafer Gashi pohon që një numër I madh i trupave të shqiptarëve janë varrosur jashtë Kosovës.

Tutje shprehet optimist që këta trupa do të gjinden e do të kthehen në vendin e tyre.

Gashi, por edhe luftëtare tjerë që kanë marrë pjesë në Betejën e Koshares dhe në beteja tjera, flasin me krenari për atë kohë.