Nenad Rashiq, i cili së fundi ka shërbyer si këshilltar politik i Albin Kurtit sa ky ishte kryeministër, po konsideron se krime lufte kanë bërë edhe serbët dhe shqiptarët, e që sipas tij, këto duhet të sqarohen në Gjykatë.
Drejtuesi i Partisë Demokratike Progresive ka thënë për “Euronews Albania” se komuniteti serb e di që “krimet ndaj serbëve kanë ndodhur:
Për sa i përket gjyqit ndaj ish-udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rashiqi tha se nga komuniteti serb e di që “krimet ndaj serbëve kanë ndodhur”.
“Se kush i ka kryer ato krime nuk e di dhe s’jam person kompetent për ta vlerësuar këtë, por e di që çdo akt kriminal e ka emrin dhe mbiemrin, s’mund të përgjithësohet cilido aspekt, cilido popull nëse ka ndodhur krime… dhe ne e dimë që krime kanë ndodhur nga të dyja palët dhe 95% e serbëve të Kosovës i dënojnë këto krime të secilave anë.”, tha ai.
Rasic tutje shtoi se këto çështje duhet të specifikohen dhe të sqarohen në Gjykatë, që sipas tij, do të ndihmonte në normalizimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve e serbëve.
“Duhet ta specifikojmë se këto ngjarje duhen sqaruar në gjykatë dhe ky sqarim do të ndihmonte shumë në normalizimin e marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve. Sipas meje, është një proces i domosdoshëm prej së cilit do të jemi të qartë për të shkuar drejt së ardhmes”, u shpreh Rashiq.







