Ish-këshilltari i Veselit u reagon zyrtarëve të PDK’së: Me këmbë përpjetë e duar në xhepa nuk fitohet

Ish-këshilltari i Kadri Veselit dhe ish-asamblisti në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Njazi Kryeziu u ka lënë një koment disa zyrtarëve të PDK’së, ish-kolegë të tij në një foto teksa shihen duke qëndruar bashkërisht në një ambient pune.

Kryeziu u shkruan se ‘’me këmbë përpjetë e duar në xhepa nuk fitohet’’, duke u dhënë edhe këshilla se si të veprojnë në mënyrë që të arrijnë fitoren.

Njazi Kryeziu  është një ndër të akuzuarit në rastin “ Pronto”. Ndaj tij barteshin edhe akuza tjera për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa punonte në Komunën e Prizrenit.