Ish-këshilltari i Thaçit: Zyra e Prokurorit të Specializuar se ka përkthyer materialin nga serbishtja

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka akuzuar Gjykatën Speciale për materiale të marra nga Serbia.

Behramaj ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë po e vonon dorëzimin e materialit tek avokatët për shkak se ende nuk kanë përkthyer nga gjuha serbe.

Ai ka shkruar në Facebook pasi  avokatët kërkuan arsyet e mbajtjes në paraburgim, si dhe lirimin e tyre me kusht.

“Dihet pse Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë po e vonon dorëzimin e materialit tek avokatët: nuk e kanë përkthyer ende nga serbishtja!”, ka shkruar Behramaj.