Adil Behramaj, ish këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se largimi grupor i ambasadorëve me “çelës politik” iu ngjanë diferencimeve ideopolitike ose largimeve masive nga puna në vitet 90-ta, me masa të dhunshme.
“Këto largime janë edhe të kundërligjshme, sepse tërheqja e parakohshme nga misioni diplomatik është i rregulluar me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm. Individualisht, secili prej tyre që i drejtohet gjykatës, rastin e ka të fituar. Politikisht, dekretet me një interpretim të mirë ligjor mund të dërgohen edhe në Gjykatën Kushtetuese. Rrotacionet politike janë procese demokratike, por pasojat e kësaj praktike të poshtër do t’i vuajnë më së shumti ata që po e instalojnë!”, ka shkruar Behrami, derisa e ka publikuar edhe neni 23 të ligjit për shërbim të jashtëm, shkruan Ballkani.info.
Ministria e Punëve të Jashtme pritet t’i kthejë në Kosovë 12 ambasadorë, të cilët ende nuk e kanë përfunduar misionin e tyre. /Ballkani.info/







