Video

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror: Propozuam që Princ Leka të martohej me vajzën e Ibrahim Rugovës para se të dinim se ishte në lidhje

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha, ka deklaruar mbrëmë se gjatë kohës që Mbreti Zog Leka I ishte gjallë, planifikuan të gjenin një partnere për Princin.

Njerëzit e ngushtë, përfshirë edhe vetë Bashën, thotë se atëherë dhanë idenë që Princ Leka të martohej me vajzën e Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, raporton Express.

“Ne njerëzit e ngushtë të Mbretit Leka menduam që t’i krijonim Princit projektin për një të ardhme, me një vajzë që ishte shqiptare me origjinë, por nuk ishte banore në Shqipëri dhe ideja ishte për vajzën e Ibrahim Rugovës. Më falni që po e përmendi në media”.

“A ka më bukur Shqipëri etnike se familja e Mbretit Zog dhe familja e Dr. Rugovës të bashkohej dhe të bënin një martesë, kjo do ishte kryevepër. Kjo do ishte Shqipëria etnike e realizuar nga koka, jo nga poshtë dhe kjo sipas meje do të bënte një gjë shumë të bukur”, ka thënë Basha.

Por, thotë se atë moment ata nuk ishin në dijeni se Princi kishte një marrëdhënie me Elia Zaharian.

“E kanë mendur edhe të tjerë këtë dhe kemi qenë dakord disa aty, por në atë moment ne nuk kishim asnjë dijeni se Princ Leka kishte një marrëdhënie. Në momentin që kjo marrëdhënie u shpërfaq, u tërhoq ideja dhe unë e kam përgëzuar atë sepse ai ndoqi zemrën, ndoqi dashurinë e tij”, ka deklaruar Basha në Top Story.

Ndryshe, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë nisur procedurat e divorcit javë më parë. Së fundi, dyshja kanë drejtuar akuza ndaj njëri-tjetrit për dhunë në familje.

Video nga minuta e 46’të.