Ish këshilltari i Kurtit vazhdon të jetë aktual në mediat serbe, i bëjnë jehonë deklaratës së tij ‘për interesin amerikan’

Mediat serbe janë marrë shumë sot me komentin në Twitter e ish-këshilltarit të të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi.

Gashi ia ktheu komentin një ushtari amerikan i cili kishte komentuar në një postim të liderit të VV’së, ku i tha atij që të sigurohet të mos ketë nevojë të vijë përsëri në Kosovë për të ruajtur paqen.

Gashi i kishte thënë ushtarit që ai do të vijë përsëri në Kosovë “po të jetë interes i Amerikës” dhe si arsyeja e vetme që SHBA intervenoi në Kosovë ishte “realizimi i interesave të saj”

Media serbe B92 është marrë ekskluzivisht me këtë çështje duke komentuar gjithë ngjarjen që ndodhi në rrjetin social dhe polemikën e Kurtit me të Dërguarin Special të SHBA’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell akuzoi Kurtin se ka qenë gjithmonë kundër qëndrimeve të SHBA’së.