Ish- këshilltari i Kurtit thotë se deputetët e kanë detyrim ligjor që të marrin pjesë në votimin për president

Analisti i njohur, Shkëlzen Gashi përmes një postimi ka shkruar se deputetët e kanë obligim që të marrin pjesën në votimin për president.

Gashi këtë e bazon në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011.

“Presidenti i Republikes se Kosoves duhet te zgjidhet me 2/3-at e ‘votave te te gjithe deputeteve’ te Kuvendit, qe do te thote se te gjithe 120 deputetet duhet te votojne, minus ata deputete te ciIet kane marre leje nga Kryetari i Kuvendit.  AKTGJYKIMI I GJYKATES KUSHTETUESE TE KOSOVES. 30 mars 2011 Prishtine” , ka shkruar Gashi në postimin e tij.

Vlen të theksojm që votimi për president dje nuk u bë për shkak  se nuk kishte kuorum. Vetëm 79 deputetë morën pjesë.