Ish-këshilltari i Kryeministrit Kurti për Sveçlën: Po shoqërohet me persona që janë të inkriminuar

Ish- këshilltari i kryeministrit aktual të Kosovës, juristi, Durim Berisha ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Facebook për të adresuar një pyetje për Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pyetja e juristit Berisha konsiston në atë që sipas tij, ministri Sveçla, në vend që të jetë akter në luftimin e krimit, për çfarë edhe është i thirrur, ai po bën të kundërtën, duke u shoqëruar me persona që janë të inkriminuar dhe që kanë precedent penal.

“Amo çka po lyp Ministri i Brendshëm me një matrapaz te tille? Dihet se matrapazi, ne te kaluarën ju ka ndihmu ne zgjedhje partive te regjimit” – thuhej ndër tjerash në reagimin e Berishës.

Reagimi i plotë:

Qytetari dixhital po me pyet, çka lyp Xhelal Sveçla ne kafe me banditin e UP-se qe njihet per shitblerje te notave e regjistrime me pare. Nejse ne Gjykate eshte vejtru landa, se kane harru me thirre seanca 

Amo çka po lyp Ministri i Brendshem me nje matrapaz te tille? Dihet se matrapazi, ne te kaluaren ju ka ndihmu ne zgjedhje partive te regjimit.

Thash, garant osht ka i bon “davet” me u udhezu ne rruge te drejte e me e lane krimin