Ish këshilltari i Haradinajt jep vlerësim për Qeverinë Kurti: Papaka, amatera

Ish këshilltari i Haradinajt, Erolld Belegu përmes një postimi në Facebook ka shprehur mendimin e tij rreth Qeverisë Kurti për menaxhimin e krizës se energjisë elektrike në vend.

Belegu i ka quajtur amater dhe popullista qeverinë Kurti, e qe sipas tij ky është vetëm fillimi, shkruan Insajderi.

“Papaka, amatera, popullista, mjerim… por ky eshte vetem fillimi”, ka shkruar Belegu në Facebook.

Kujtojmë se ditët e fundit ka pasur reagime të shumta mbi zhvillimet e fundit dhe qëndrimet e Qeverisë Kurti në lidhje me krizen energjitike.