Ish-kandidati skandaloz i VV-së s’paska të ndalur, komente të tjera duke sharë nëna

Ish-kandidati për asamble të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hamdi Shartari, ka vazhduar me ofendime në rrjete sociale. Ditë më parë ai ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e Listës Guxo, Burim Karameta i cili kishte dal me një postim kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me shtesat prej 60 eurove për stafin mjekësore.

Lidhur me reagimin e Karametës, Shartari e ka sharë me rob shtëpie deputetin e Listës ‘GUXO’.

Por, ish-kandidati nuk është ndalur me kaq, ai ka filluar tani të ofendoi edhe qytetarët në rrjete sociale.

“Në Ferizaj e kie nanen a?, i është drejtuar Shartari një komentuesi.Reklamë

Gjithashtu, Shartari në disa postime në rrjetin social “Facebook”, ka ofenduar rëndë edhe kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashin, i cili kishte reaguar pas arrestimeve të anëtarëve të PSD’së.

“Q*jauni robt theni dru. E ti more qen Arben. Ne VV ska shoke ka drejtësi. Ti q*jme robt edhe ty.”, kishte shkruar ai.

Gjatë ditës së sotme, gazetari, Milaim Zeka, ka publikuar një status të Shartarit, i cili e kishte sharë me nënë e rob gazetarin, pasi kishte deklaruar se ka pasur përplasje fizike në mes Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel.

“Uh ta q*fsha at nan po rrenci qe je ti q*fsha robt ty*.”, kishte shkruar ish-kandidati nga radhët e VV’së për asamble të Mitrovicës.

Pak ditë më parë Kosova është shokuar nga ngjarja e ndodhur në Ferizaj. 18-vjeçarja, Marigona Osmani, u torturua deri në vdekje nga partneri i sa, Dardan Krivaqa. E lidhur me këtë̈ rast, Shartari ka thënë se po e bëjnë të madhe vrasjen e një gruaje se historinë e kombit shqiptar, duke shtuar se gjithkund ka vrasje dhe askush nuk mund të mbrojë nga një vrasje vetëm duhet me i rrit dënimet deri me varje në sheshe.

“Ma tmadhe pe bejn vrasjen e nje gruaje se historune e kombit shqiptar. Gjithkund ka vrasje o majmuna. Askush smund te mbronje nga nje vrasje, vetem duhet me i rrite dënimet deri me varrje ne sheshe”, ka shkruar ai./Gazeta Express/