Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Deçanit uron diktatorin Enver Hoxha: Urime Komandant!

Ish-kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Deçanit, Orges Tafilaj, ka uruar ish-diktatorin Enver Hoxha për ditëlindje.

Tafilaj ka publikuar një foto të diktatorit Enver Hoxha të cilit iu ka referuar si ‘komandant’.

“Urime ditëlindja Komandant!”, ka shkruar Tafilaj në mbishkrimin e fotografisë së diktatorit të Shqipërisë.

Aktualisht, Tafilaj është asamblist i VV-së në Komunën e Deçanit. Ai ka harruar ta urojë ‘komandanten’ e deputetëve të Vetëvendosjes që po ashtu sot feston ditëlindjen, Mimoza Kusari Lilën.

Ndryshe, Enver Hoxha ka lindur me 16 tetor 1908 dhe ka vdekur me 11 prill të viti 1985.