Ish-kampioni paraolimpik Oscar Pistorius, dhe më pas një vrasës i dënuar, do të lirohet të premten, më 5 janar, pas 11 vitesh që kur vrau të dashurën e tij Riva Stenkamp.
Pistorius u kualifikua për lirim me kusht në mars 2023, pasi kishte vuajtur gjysmën e dënimit të tij prej 13 vjet e 5 muaj burg. Ai u lirua me kusht më 24 nëntor, vendim që do të hyjë në fuqi më 5 janar.
Autoritetet e Afrikës së Jugut shpjeguan se Pistorius do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit përmes shërbimit në komunitet. Ai do të jetë në çdo moment nën mbikëqyrje dhe do të duhet të ndjekë rregullat e provës deri në skadimin e tij në dhjetor 2029.
Pistorius do të caktohet gjithashtu një person që do të kontrollojë dhe mbikëqyrë sjelljen e tij dhe që do ta ndihmojë atë të gjejë punë dhe një vend për të jetuar.
Gjithashtu, vendimi i lirimit me kusht përcaktoi se ai do të duhet të ndjekë trajnimin si pjesë e programit për parandalimin e dhunës ndaj personave të seksit të kundërt, si dhe të vazhdojë me terapitë e menaxhimit të zemërimit. Ai pritet të vendoset në Pretoria.
Familja e vajzës së vrarë në muajin nëntor deklaroi se nuk ishte e befasuar nga vendimi i gjykatës. Nëna e saj theksoi se beson se Pistorius nuk është rehabilituar, dhe se nuk është kundër lirimit të tij. /Ballkani.info








