Ish-hetuesi nga Beogradi, zbuloi se si i kishte mbuluar krimet e luftës që ai pretendon se ishin nga serbët në Kosovë

Avokati i Radovan Karaxhiqit, Goran Petronijeviq, ishte gjykatës hetues në Kosovë në vitin 1998, kurse në emisionin “Qirilica” në televizionin serb Happy, zbuloi sesi kishte mbuluar krimet e luftës që ai pretendon se ishin nga serbët, për të parandaluar bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë.

Petronijeviqit i ishte ndaluar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë sepse konsiderohej si kërcënim për sigurinë, por së fundmi ai ndalim u hoq dhe vizitoi Banja Llukën rreth 10 ditë më parë.

Në emisionin e Millomir Mariqit, gazetarit të Aleksandar Vuçiqit, ai ka folur për periudhën kur ishte në Kosovë, para bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.